Ligji për bastet dhe lojërat e fatit në Suedi
Vështrim i përgjithshëm
Ligji për lojërat e fatit në Suedi është relativisht liberal. Suedia është një vend mjaft i preferuar nga të apasionuarit e kumarit në mbarë botën. Kjo për një arsye të thjeshtë, shumica e formave të lojërave të fatit dhe basteve online janë të ligjshme. Në shtetin nordik ju mund të luani lojëra kazinosh, baste sportive, lojëra slot, llotari si dhe lojëra online. Gjithashtu, në Suedi janë mjaft të përhapura makineritë slot dhe mini-sallat e lojërave. Kompanitë që operojnë “offshore” janë po ashtu një opsion që mund të aksesohet mjaft lehtë, pa shumë mundime dhe pasoja.
Kazinotë dhe opsionet e tjera
Përsa i përket kazinove, ekzistojnë vetëm 4 kazino kryesore në të gjithë territorin e Suedisë. Ato mbajnë të gjitha të njejtin emër, Casino Cosmopol. Këto kazino janë mjaft të mëdha dhe gjenden të shpërndara në secilin prej 4 qyteteve kryesore të vendit. Të gjitha këto subjekte zotërohen nga operatori shtetëror Svenska Spel. Në fakt ky operator zotëron më shumë se gjysmën e të gjithë tregut të lojërave të fatit dhe basteve në vend. Përveç kazinove në Suedi janë mjaft të përhapura dhe lojërat me gërvishtje dhe llotaritë. Opsionet për këto të fundit janë të shumta. Bingoja është gjithashtu një lojë mjaft e përhapur në shtetin nordik.
Opsionet online janë gjithashtu mjaft të larmishme. Këtu ju mund të zgjidhni mes operatorëve të licensuar, por dhe atyre që nuk zotërojnë një licensë. Këta të fundit nuk konsiderohen të paligjshëm pasi nuk ekziston një legjislacion i caktuar që e përcakton këtë. Gjithsesi lojtarët që zgjedhin këtë alternativë nuk kanë suportin e autoriteteve për problemet që mund të hasin. Lojërat më të zakonshme online janë roulette, poker online dhe video slots.
Mosha minimale
Mosha minimale për të luajtur kumar në Suedi është specifike në varësi të lojës. Për të luajtur në faqe online, salla lojërash dhe për të vendosur baste sportive dhe llotari, kufiri minimal është 18 vjeç. Situata ndryshon kur vjen fjala te kazinotë. Lojtarët duhet të kenë mbushur 20 vjeç në mënyrë që të frekuentojnë këto subjekte.
Zbatimi i ligjit
Sa i përket masave kundër atyre që thyejnë ligjin mund të thuhet se qeveria vendase e ka përqëndruar më shumë vëmendjen te operatorët që ofrojnë shërbimet, sesa lojtarët. Të gjitha subjektet që ofrojnë lojëra fati duhet t’u japin mundësinë lojtarëve të tyre që të vendosin periudha pauzash në llogaritë e tyre online. Rregullat për statusin e licensës dhe raportimin e fitimeve janë po ashtu mjaft strikte. Gjithashtu taksat janë relativisht të larta për këta operatorë, deri në 20%. Lojtarët nga ana e tyre duhet të kujdesen për respektimin e moshës minimale. Në rast evidentimi të shkeljes së këtij rregulli, gjobat janë mjaft të larta.
E ardhmja për lojërat e fatit në Suedi
E ardhmja duket pozitive për industrinë e kumarit në Suedi. I vetmi problem real që ekziston në shtetin nordik është politika disi përjashtuese që qeveria ka aplikuar ndaj kompanive private, duke favorizuar monopolin vendas Svenska Spel. Kohët e fundit operatorët prestigjozë të lojërave të fatit po ushtrojnë presionin e tyre të vazhdueshëm mbi qeverinë vendase. Kjo bëhet në mënyrë që t’u ofrohen më shumë mundësi këtyre subjekteve.