Endorphina
Endorphina është një prej prodhuesve me mjaft reputacion të software për kazino online. Kjo kompani ka qenë prezente në treg që prej vitit 2010. Kompania i ka zyrat qëndrore në Pragë, Republika Ceke dhe ka arritur të ndërtojë një reputacion të lartë falë video slots të tyre të cilat janë mjaft impressive dhe të mbushura me detaje moderne, efekte vizuale të këndshme dhe bonuse inovative.
Sapo luan lojërat bëhet e dukshme që kompania është e fokusuar në ofrimin e lojërave të kualitetit të lartë me animacione cilësore 3D. Kjo kompani u tregua mjaft e zonja në rritjen e saj në treg me anë të partneriteteve me XIN Gaming dhe Palolo Gaming. Këto marrëveshje ndihmuan që kompania të rriste influencën e saj shumë tregjë ndërkombëtare, sidomos në atë Aziatik.
Endorphina përdor teknologjitë më të avancuara dhe trendet më të fundit të industrisë në lojërat e saj. Kjo kompani ka krijuar vetëm video slots dhe aktualisht ofron rreth 30 tituj të rëndësishëm. Gjithashtu lojërat e tyre aktualisht auditohen nga iTech Labs, prandaj lojtarët mund të jenë të sigurt që ato ofrojnë rezuktate totalisht rastësore dhe të drejta.
Disa nga lojërat kryesore të Endorphina janë:
- Blast Boom bang
- Gladiators
- Chimney Sweep
- Satoshi Secret
- Macarons
Edhe pse inventari i lojërave të Endorphina mund të jetë disi i ulët në dukje, cilësia e tyre është ndër më të larta në treg. Endorphina është padiskutim një nga kompanitë me më shumë potencial në industri dhe numri i kazinove online që implementojnë produktet e tyre pritet të jetë gjithnjë në rritje.