The Cyprus Gaming Commission

4.5 rating
5 EUR FALAS + 100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Komisioni për lojërat e fatit në Qipro, The Cyprus Gaming Commission

The Cyprus Gaming Commission

Cili është roli i komisionit?

The Cyprus Gaming Commission është një autoritet i formuar në vitin 2015 me qëllim kryesor rregullimin dhe monitorimin e tregut të kumarit dhe lojërave të fatit në shtetin e vogël. Komisioni është përgjegjës për shpërndarjen e licensave për operatorët që duan të operojnë në këtë treg. Gjithashtu një nga përgjegjësitë kryesore është dhe mbrojtja e publikut nga efektet e dëmshme që vijnë si pasojë e varësisë nga kumari. Këtë pjesë komisioni e trajton me mjaft seriozitet, dhe madje ka vënë në zbatim dhe një program special për të ndihmuar lojtarët. Ai quhet Responsible Gaming Action Plan.

Në faqen zyrtare të tij, http://www.cgc.org.cy/en/mission-vision, komisioni shpreh qartë se misioni i tij kryesor është garantimi i një mjedisi sa më të mirë dhe të drejtë për çdo lojtar që dëshiron të argëtohet. Për këtë arsye autoriteti ka vënë në dispozicion të lojtarëve dhe disa kanale komunikimi ku ata mund të shprehin pakënaqësitë ose ankesat e tyre. Gjithsesi komisioni nuk merr përsipër të analizojë asnjë rast specifik në mënyrë publike.

Licensat

Për sa i përket licensave, komisioni ofron opsione që jo vetëm garantojnë integritet për lojtarët, por kanë dhe kosto të ulët për operatorët. Ky është një avantazh i madh, sidomos për operatorët e rinj që duan të futen në treg. Kostoja e licensës varion nga një lloj loje te tjetra, por çmimi për një licensë të përgjithshme nuk i kalon €10,000.

Suporti për lojtarët

Megjithëse ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit nuk merren në mënyrë të drejtpërdrejtë nga autoriteti, ai ka një peshë të madhe në propozimin e kuadreve ligjorë dhe ndryshimeve të mundshme. Kjo pasi Komisioni për lojërat e fatit në Qipro është organi që ka më shumë informacion mbi gjendjen e tregut dhe industrisë së kumarit në ishullin e vogël.

Grand Mondial Casino, the best 2022 online casino!
Register for the chance of an ONLINE JACKPOT!

X