Komisioni për lojërat e fatit dhe llotaritë në Meksikë, Dirección General de Juegos y Sorteos
Cili është roli i komisionit?
Komisioni për lojërat e fatit dhe llotaritë në Meksikë i quajtur ndryshe Dirección General de Juegos y Sorteos është autoriteti përgjegjës për çdo gjë që lidhet me kumarin, lojërat e fatit, bastet online dhe llotaritë në shtetin latin. Komisioni është përgjegjës për propozimin dhe përgatitjen e kuadreve ligjore, ofrimin e licensave për operatorët, kontrollin dhe monitorimin e tyre, si dhe mbrojtjen e lojtarëve nga rreziqet e kësaj industrie.
Ky autoritet i kushton shumë rëndësi inspektimit të subjekteve që kanë një licensë të ligjshme. Kjo bëhet vazhdimisht për të parë nëse operatorët po i zbatojnë kushtet e parashikuara sipas licensës dhe ligjit. Komisioni për lojërat e fatit dhe llotaritë në Meksikë kohët e fundit i ka kushtuar dhe shumë rëndësi luftimit të aktiviteteve të kumarit të paligjshme. Kjo parashikohet dhe si një nga detyrat kryesore në faqen zyrtare të autoritetit, http://www.juegosysorteos.gob.mx/es/Juegos_y_Sorteos/Marco.
Pagesa elektronike
Një nga risitë e këtij komisioni është projekti “e5cinco”. Ky projekt i mundëson subjekteve por dhe lojtarëve, kryerjen në mënyrë elektronike të pagesave për çdo shërbim të ofruar nga ana e komisionit. Çdo gjë kryhet në siguri maksimale, por gjithsesi autoriteti ofron dhe kryerjen e pagesave për licensën në pika fizike.
Suporti për lojtarët
Komisioni për lojërat e fatit dhe llotaritë në Meksikë gjithashtu e trajton me mjaft seriozitet problemin e varësisë ndaj kumarit. Për këtë arsye, në faqen e tij zyrtare në web, është dhe një seksion i dedikuar plotësisht me burime të ndryshme ku ju mund të merrni suport nëse keni një problem të tillë. Për sa i përket ankesave, lojtarët gjithashtu kanë mundësi të parashtrojnë problematikat e tyre te komisioni. Nëpërmjet një adrese e-mail ose duke krijuar një llogari, ju mund të kontaktoni autoritetin për çdo problem që hasni gjatë eksperiencës tuaj. Ose mund të raportoni një operator që operon në mënyrë ilegale.