Greek Gaming Commission

4.5 rating
100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë.

Greek Gaming Commission, Hellenic Gaming Commission (HGC)

Greek Gaming Commission

Çfarë është HGC dhe cilat janë detyrat e tij?

Komisioni Grek i Kumarit, shkurt HGC është një organ i pavarur, i cili menaxhon dhe monitoron aktivitetin e kumarit dhe lojërave të fatit në shtetin grek. Ndër detyrat kryesore të autoritetit janë: 

  • Rregullimi dhe monitorimi i tregut të kumarit. Kjo përfshin vendosjen e një sërë rregullash për t’u siguruar se bizneset operojnë në mënyrë të drejtë, duke mos penalizuar lojtarët apo dhe konkurrentët e tyre.
  • Dhënia e licensave për operatorët. Ndër detyrat më të rëndësishme të HGC është dhe shpërndarja e licensave për operatorët që duan të hapin një faqe me lojëra fati apo baste online. Gjithashtu, licensa të caktuara jepen dhe për subjektet që duan të ofrojnë lojëra të tipit “Video Lottery Terminal”.
  • Auditimi i operatorëve. Autoriteti i kushton shumë rëndësi monitorimit të vazhdueshëm për të parë nëse operatorët po zbatojnë apo jo ligjet dhe kushtet e licensës.
  • Mbrojtja e lojtarëve. Në ndryshim nga organet e tjera, HGC ka një platformë të veçantë online, të dedikuar enkas për suportin ndaj lojtarëve. Në faqen zyrtare të HGC, https://www.gamingcommission.gov.gr/index.php/en/e-assos, ju mund të merrni ndihmë për çdo lloj problemi që keni hasur gjatë eksperiencës tuaj me një operator. Gjithashtu ju mund të denonconi rastet e abuzimit nga ana e ofruesëve të lojërave. 

Vlerat dhe qëllimi i komisionit.

Komisioni Grek i Kumarit ka një reputacion mjaft të mirë, jo vetëm në shtetin Helen por dhe në rajon. Kjo pasi siç reklamohet dhe në faqen e tyre zyrtare, HGC vepron në bazë të disa parimeve kryesore që nuk shkelen asnjëherë. Ato janë:

  • Përkushtimi
  • Integriteti dhe respekti
  • Përgjegjshmëria dhe profesionaliteti
  • Përgjegjësia sociale 
  • Bashkëpunimi

Misioni kryesor në të ardhmen i autoritetit mbetet pak a shumë i njejti. Të ofrojë lojëra të sigurta për të gjithë, duke minimizuar pasojat negative sociale, ligjore dhe financiare.

Grand Mondial Casino, the best 2022 online casino!
Register for the chance of an ONLINE JACKPOT!

X