Komisioni i lojërave të fatit dhe ndëshkimet e rradhës

lojrat e fatit ne internet

Udhëzimet nga komisioni i lojrëave të fatit që duhen zbatuar me perpikmëri

Në Mbretërinë e Bashkuar, komisioni i lojërave të fatit ka nisur një hetim të gjerë për mënyrën se si industria e kumarit operon ditët e sotme. Gjithashtu hetimi ka për qëllim dhe se si do të operojë në të ardhmen. Komisioni i lojërave të fatit ka për qëllim të kontrollojë se si kazinotë dhe mijëra bastore sportive menaxhojnë paratë e fituara nga ky biznes. 

Tre kompani të tilla të liçensuara për të ushtruar aktivitet të ligjshëm janë gjobitur nga komisioni i lojërave të fatit në U.K. Kjo për arsyen e vetme, sepse ata nuk kanë marrë masat mbrojtëse për parandalimin e pastrimit të parave. Njëkohësisht, nuk kanë mbrojtur konsumatorin nga dështimi financiar. 

Mosrespektimi i rregulloreve çon në gjoba të rënda, deri në pezullimin e liçensës. Anglia është një shtet që i lejon lojërat e fatit online, por njëkohësisht, i kontrollon ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo në krahasim me të gjitha autoritetet e tjera jashtë United Kingdom.

Gjobat nga komisioni

Konkretisht, kompanitë që ofrojnë kazino dhe baste live, “Casumo” dhe “Videoslots”, janë gjobitur maksimalisht deri në 7 milion pound.

5,85 milion pound janë urdhëruar për t’u paguar nga Casumo dhe 1 milion dollarë nga Videoslots. Të dyja këto kazino ndoshta janë të njohura dhe për shqiptarët anembanë botës. Praktikat negative të kompanisë bëjnë që lojtarët besnikë ta braktisin kazinonë. 

Ju këshillojmë që të luani vetëm në faqe të sigurta dhe në kompani serioze që operojnë sipas rregullave të liçensës së tyre. Gjithashtu, komisioni është duke hetuar personat përgjegjës, si mbajtësit e liçensës dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Autoritetet e komisionit të lojërave të fatit shpresojnë që me këto gjoba të tërheqin vëmendjen e operatorëve të tjerë. Këto të fundit në mënyrë të kamufluar mundohen të përfitojnë sa më tepër nga ky biznes. Duke mos ndjekur praktikat dhe udhëzimet e liçensës se tyre.

Z. McArthur u shpreh:

Nuk mjafton që të ekzistojnë politikat dhe procedurat. Gjithkush në një biznes kumari duhet të kuptojë politikat dhe procedurat e tij, dhe të marrë përgjegjësinë për aplikimin e duhur të tyre.

Ne presim që operatorët të njohin klientët e tyre dhe të bëjnë pyetje të duhura. Për tu siguruar se i përmbushin detyrimet e tyre kundër pastrimit të parave dhe përgjegjësisë sociale”.

Ai shtoi: “Duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk do të veprojmë vetëm kundrejt bizneseve, kur ndërmarrim veprime rregullative, por gjithashtu edhe kundrejt individëve, kur ata janë përgjegjës për dështimet e një operatori”.

Jeremy Wright, Sekretar i Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin, tha: “Çdo operator në internet që mendon se mund të injorojë detyrën e tij për të mbrojtur lojtarët duhet të marrë parasysh sot – do të ketë pasoja. Mbrojtja e konsumatorëve është shqetësimi ynë kryesor dhe duhet të jetë prioritet edhe për operatorët e lojërave të fatit”.

“Ka kërkesa të forta për të mbrojtur lojtarët dhe për të parandaluar pastrimin e parave, të cilat të gjitha bizneset duhet ti përmbahen, nëse dëshirojnë të veprojnë në tregun britanik. Unë jam i kënaqur të shoh që komisioni i lojërave të fatit në internet të ndërmarrë veprimin më të fortë të mundshëm, kur kompanitë nuk përmbushin detyrimet e tyre”, shtoi ai.

Komento

Kazino të reja
5.0 rating
100% BONUS deri në 300 EUR + 100 Free Spins mbi depozitën e parë!
5.0 rating
150 Free Spins BONUS No Wager Requirement on Bonus, no MAX withdrawal!
5.0 rating
100% BONUS deri në 200 EUR mbi depozitën e parë + 200 Free Spins!
5.0 rating
100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë + 100 Free Spins!
4.5 rating
100% BONUS deri në 100 EUR mbi depozitën e parë!

Winz Casino, Best Crypto Casino 2021, No Wager Requirement Bonus!!!

X