Ligji për bastet dhe lojërat e fatit në Australi
Vështrim i përgjithshëm
Lojërat e fatit në Australi por gjithashtu dhe bastet online janë ndër aktivitetet më popullore mes adultëve. Në fakt, sipas BBC, Australia mban vendin e parë në botë për përqindjen më të lartë të popullsisë së rritur që përfshihet në një formë kumari ose një tjetër. Plot 80%!
Kjo shifër e lartë gjithashtu tregon se përpjekjet e qeverisë dhe organeve që hartojnë ligjin për lojërat e fatit në Australi, kanë dështuar për të parandaluar këtë valë të jashtëzakonshme interesi për lojërat e fatit. Duke thënë këtë, megjithëse ekzistojnë ligje në fuqi që ndalojnë disa forma të lojërave të fatit dhe basteve online, në Australi ju keni mundësinë të gjeni të gjitha format e argëtimit përsa i përket kumarit.
Legjislacioni aktual
Shteti Australian miratoi para 15 viteve të ashtuquajturën IGA (Interactive Gambling Act of 2001), pra ligjin kryesor mbi lojërat e fatit në vend. Kjo erdhi si një përpjekje për të frenuar varësinë dhe efektet negative në masë të madhe të kumarit mbi popullsi. Ligji është në fuqi dhe në ditët e sotme, por me kalimin e kohës, mjaft operatorë dhe kompani të ndryshme kanë gjetur boshllëqe në të. Qeveria australiane dëshironte që të kufizonte një pjesë të madhe të operatorëve online nga aktiviteti i tyre, por nuk ia doli.
Prandaj, në vitin 2016 erdhën në fuqi ndryshime të tjera, akoma më të ashpra. Sipas këtij ligji çdo kazino online në Australi është tashmë e ndaluar. Kjo, edhe në qoftë se kazinoja ka një license të tipit “offshore”. I ndaluar është dhe pokeri online, i cili më parë lejohej me disa kufizime. Gjithsesi këto kufizime nuk i kanë ndaluar shtetasit australianë që të provojnë fatin e tyre në faqe online që operojnë në mënyrë të licensuar. Këto subjekte janë të shumta, dhe megjithëse të rrezikshme preferohen nga lojtarët.
Opsionet për lojtarët
Të vetmet opsione të ligjshme dhe të garantuara nga shteti në Australi janë bastet sportive dhe llotaritë e ndryshme. Për të luajtur këto lojëra fati duhet që të keni mbushur moshën minimale për të luajtur kumar në Australi. Kjo moshë është 18 vjeç dhe vlen për të gjitha llojet e basteve dhe lojërave. Ju mund të luani dhe lojëra mjaft të famshme të tipit: slot, poker online, roulette etj në faqe të ndryshme “offshore” online. Metodat e pagesave janë gjithashtu të larmishme, por bëni kujdes pasi nuk ka asnjë kuadër ligjor që ju mbron kur ju luani në këto subjekte. Kjo pasi teknikisht ato janë të paligjshme.
E ardhmja e ligjit për lojërat e fatit në Australi
E ardhmja e ligjit për lojërat e fatit dhe bastet online pritet të ndryshojë dhe në Australi. Kjo duket mëse e nevojshme pas studimeve të vazhdueshme që qeveria australiane i ka bërë vet ligjit të saj. Duke qënë se pjesa dërrmuese e lojërave të fatit konsiderohen të jashtëligjshme në Australi, kjo gjë ka bërë që shtetasit në këto territore të luajnë në faqe të huaja ku rreziqet janë të larta dhe ata janë të pambrojtur. Duke mos qënë në gjendje të kontrollojnë këto faqe, organet ligjvënëse në Australi e kanë të pamundur të mbrojnë qytetarët e tyre. Për këtë arsye, ka shumë zëra që kërkojnë një legjislacion më liberal në të ardhmen.